Aksident në Baldushk, përmbyset kamioni, shpëton familja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Korrik 2014, 17:19
Një problem teknik në kamion dhe një kthesë e fortë ka vënë në rrezik tre pjesëtar të familjes Allmuça në Baldushk.Drejtuesi i mjetit Sali Allmuça po transportonte gurë ndërkohë që me vete kishte edhe bashkëshorten dhe mbesën 8 vjeçe.Fatmirësisht të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë plagë të lehta në trup.Sipas të dhënave paraprake të policisë mendohet se kthesa e fortë dhe pesha e kamionit nga gurët ka bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin e kamionit.