Rusi, shkarkohet oficeri pas vdekjeve nga pneumonia
Ministri i ri i Mbrojtjes në Rusi ka shkarkuar krye-oficerin e mjekësisë të forcave të armatosura, pas vdekjes së 5 ushtarëve me pneumoni.Ministri Sergei Shoigu ka qenë i pakënaqur me standardin e kujdesit mjekësor në ushtri, nën drejtimin e Vyacheslav Novikov, thuhej në një njoftim të Ministrisë.Ai nuk është akuzuar drejtpërdrejt për vdekjet, të cilat janë duke u hetuar. Një ushtar ndërroi jetë nga pneumonia të dielën, ndërsa 4 të tjerë gjatë javëve të fundit. Kushtet e forcave të armatosura janë shpesh herë elementare.Vdekja e së dielës ndodhi në spitalin ushtarak në Yekaterinburg, në Urale, ndërsa vdekjet e mëparshme kanë ndodhur në spitalin ushtarak në Podolsk, në rajonin e Moskës. Radio “Moscow Echo” bëri të ditur se një cështje dyshimi për neglizhencë kriminale është hapur.