Pas protestave, Iraku liron 200 të burgosur muslimanë sunit

200 të burgosur në radhët e muslimanëve sunit janë liruar nga qelitë e burgjeve të Irakut në shenjë dashamirësie të qeverisë ndaj tyre.Lirimi vjen pas protestave të dhjetra mijëra demonstruesve sunit , kryesisht nga provinca Anbar, kundër asaj që ata e quajnë deskrim nga qeveria e përbërë me shumicë shi’ite.Zyrtarë qeveritar thonë se gjatë ditës së hënë janë liruar 179 të burgosur duke sjellur në 335 numrin e të liruarave në këtë javë.Shumë nga të paraburgosurit janë liruar pas një studimi të qeverisë ku ishte parë se i disave prej tyre i ka skaduar koha e burgimit ndërsa për disa nuk ka pasur prova të mjaftueshme për ti ndjekur penalisht.Protestuesit kanë kërkuar lirimin e të burgosurve të arrestuar në bazë të ligjit anti-terrorizmit, ku shumë thonë se është një përpjekje nga ana e autoriteteve për të sulmuar këtë grup fetar.Protestuesit kanë bërë thirrje gjithashtu për dorëheqjen e kryeministrit të Irakut, Nuri al-Malik.