Guatemalë, vritet kryebashkiaku

Kryebashkiaku i qytetit të Guatemalës lindore, Jutiapa, është qëlluar për vdekje, teksa priste radhën për t’u qethur te berberi.Dëshmitarë thanë se Carlos Enrique Castillo Medrano, 39 vjeç, u qëlluar nga 2 persona të paidentifikuar, të cilët e qëlluan 6 herë përpara se të arratiseshin me motoçikletë.Medrano ka qenë një politikan i vjetër, i cili ka shërbyer si kryebashkiak në Jutiapa për 3 mandate, përpara se të rizgjidhej sërish në 2011-n.Vdekja e tij vjen pak pasi presidenti Otto Perez Molina iu adresua popullit në 1-vjetorin e drejtimit të tij, duke lavdëruar “rënien historike të rasteve të dhunës”.Guatemala ka një nga mesataret më të larta të vrasjeve në botë, sipas Kombeve të Bashkuara. Ajo është përpjekur të përballet me dhunën e gjeneruar nga grupet kriminale të drogës.Pjesa më e madhe e kokainës dhe drogave të tjera, të prodhuara në Amerikën e Jugut, kalojnë përmes Amerikës Qendrore për të shkuar në SHBA.