Fati i 8 vjeçares së braktisur nga nëna, harrohet edhe nga shteti, endet rrugëve të Vlorës
Vlorë - Ka 8 vjet që nuk ndjen dorën e nënës ta përkëdhelë, por çdo ditë gjumi e zë në krahët e gjyshes e cila kujdeset për të. Kjo është historia e Danile Kamberit, vajzës 8-vjeçare e cila që kur e ka braktisur e ëma rri te nga gjyshja, Lavdie Kamberi, 60 vjeç, në Babicë të madhe të Vlorës.Gjyshja i ka shumë të pakta mundësitë për të rritur vogëlushen dhe skamja i ka detyruar që çdo ditë të enden dyerve të insitutcioneve duke kërkuar ndihmë, por asnjë derë nuk hapet për to.Lavdie Kamberi gjyshja e vajzës së vogël rrit mbesën e saj, pasi e ema e ka braktisur në moshë fare të vogël, ndërsa babai vogëlushes nuk dihet se ku është. Dhimbja bëhet edhe më e madhe pasi Lavdia është dëbuar nga bashkëshorti, pasi ai nuk e dëshiron aspak mbesën në shtëpi.“Më ka lënë vajza mbesën kaq të vogël, e kam rritur unë dhe si përfundim nuk e do bashkëshorti. Unë kam dalë jashtë dhe kam shkuar në çdo vend. Kam bërë një kërkesë të zyra e ndihmës ekonomike, kam shkuar dhe në Bashki dhe më përcjellin. Vajza nuk e di ku ndodhet tani. Kam preobleme familjare me burrin, pasi nuk e do këtë fëmijë. U bë kohë që kam dalë edhe nga shtëpia. Unë kërkoj një ndihmë ekonomike që ta ushqej” – shpeh vuajtjen dhe apelin e saj për ndihmë, gjyshja e vajzës 8 vjeçare.E sëmurë dhe me një mbesë të keq ushqyer ajo dëshiron dhe bën apel jo për lemoshë, por për një gjë tërësisht te ligjshme, përkrahje sociale. Kjo pasi femija s’ka as status si jetime, madje ajo nuk dëshiron të shkojë në shtëpinë e fëmijës pasi është mjaft e lidhur me gjyshen, por kjo e fundit nuk ka mundësi financiare, madje nuk ka asnjë strehë për të rritur mbesën e saj.