Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse rizgjidhem Kryeministër “harrojini” armët bërthamore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2013, 08:53
''Prioritet im kryesor, nëse do të rizgjidhem në postin e kryeministrit, do të jetë të ndaloj Iranin duke e penguar që të mos pajiset me armë bërthamore'', deklaroi kryeminsitri izraelit në detyrë, Benyamin Netanyahu, gjatë një takimi që zhvilloi me një grup senatorësh amerikanë të cilët ndodhen në një vizitë në Izrael, i cituar nga ''Jerusalem Post''.''Ndalimi i Iranit që të mos pajiset me armë bërthamore do të jetë një prioritet maksimal nëse rizgjidhem kryeministër'', deklaroi ai.''Besoj se kjo ishte dhe mbetet përparësia më e madhe për dy vendet tona'', shtoi Netanyahu gjatë takimit me senatorët.''E kam vlerësuar dhe e vlerësoj shumë mbështetjen amerikane dhe tuajën personalisht për këtë çështje'', përfundoi ai.