Fier, tatimet i shpallin luftë biznesit të vogël, në terren për të mbledhur taksat
Fier- Plot 130 subjekte të biznesit të vogël jane ende të paregjistruara në qytetin e Fierit. Drejtoresha e Drejtorisë së taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Fier Olimbi Prifti tregon se në këtë periudhë të vitit është duke u luftuar informaliteti dhe po punohet për mbledhjen e taksave nga subjektet e biznesit të vogël dhe regjistrimin e tyre.Për të, vetëm gjatë dy muajve maj - qershor janë regjistruar 120 subjekte të rinj të cilëve u janë vjelur të gjitha detyrimet që parashikon ligji.Aktualisht në Drejtorinë e Taksave për 6 mujorin e parë të vitit janë 1800 subjekte të biznesit të vogël dhe 469 të subjektit të madh. Ndërsa raporti i hapjes dhe mbylljes së subjekteve është në shifra të përafërta duke shënuar 160 biznese të hapura dhe 150 për subjektet e mbyllura për arsye të ndryshme.