Shkodër, LSI iftar për Natën e Kadrit, bëhen bashkë, politikanë, myslimanë e të krishterë

Shkodër-Në respekt të muajit të Ramazanit, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim i qarkut Shkoder Agron Çela ka shtruar një iftar në "Natën e kadrit" për besimtarët mysliman të Shkodrës.Kësaj atmosfere festive ju bashkuan përfaqësuesit më të lartë të kishës Katolike dhe asaj Ortodokse, drejtuesit e pushtetit vendor, intelektualë, biznesmen, studiues, teologë, shkrimtarë dhe politikanë të sferave të ndryshme.I ftuar i veçantë në këtë iftar ka qenë Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta.Muaji i Ramazanit është muaji i faljes dhe agjerimit ku çdo besimtar mysliman behet pjesë e veprave domethënëse si kjo mbrëmje paqësore me të ftuar të besimeve dhe bindjeve të ndryshme.