Lule: Nisma e re për 'aftësitë e kufizuara', një hap përpara ligjit të vjetër
Emiljano Lule, drejtor i shoqatës “Visum”, ka deklaruar sot në një intervistë për "Ora News" se drafti ligjor për personat me aftësi të kufizuar është një hap para krahasuar me ligjin e vjetër.Gjatë një interviste të realizuar në RTV “Ora News”, Lule ka qenë i mendimit se dalja në protesta e përsonave me aftësi të kufizuar si dhe e shoqatave nuk është zgjidhja e duhur.“Unë mendoj se sot nuk zgjidhen gjërat nëpër protesta. Për atë draft u është kërkuar të gjitha organizatave të marrin pjesë, u është kërkuar të bëjnë propozimet. Edhe sot tek po flisja me një nga përfaqësuesit e ministrisë më tha që “vetem këto dy ditë kanë ardhur aq shumë gjëra që duhet të kishin ardhur para 6 muajve si propozime”. Na u dashka të bëjmë protesta dhe rrëmuja të mëdha që të marrim 2-3 pika të qarta. Drafti nuk mund të jetë mbrapa sepse nuk e lejon konventa, por për më tepër jo që është një hap përpara, po është një hap i madh përpara”- tha Lule.Lule u ndal për të folur mbi një pikë të rëndësishme debati e përcaktuar në projektligjin e ri atë të kujdestarit, ku thekson se “ Të ndalën tek pikat e para të ligjit që është kujdestari personal. Fjalën kujdestar e kërkova në kompjuter dhe më doli: “Përson i zgjedhur dhe i udhëzuar nga një përson me aftësi të kufizuar për të ndihmuar këtë të fundit që të kapërcej barrierat në jetën e përditshme”, gjë që është thënë në konventë. Një ligj nuk mund të zhbëjë një konventë.Neni 4 thotë që: “Kujdestari dhe kujdestaria si rregull dhe si kriter përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, pra, koncepTi i kujdestarisë, jo kujdestari”. Do të thotë se nuk do të hiqet kujdestari personal. Përcaktohet kujdestaria si koncept dhe do të shtohen koncepte të tjera. Unë kam qënë një prej tyre në grup që e kanë propozuar. Asistenca personale nuk do të hiqet, nuk do të hiqet aspak e drejta që unë të zgjedh kujdestarin, por përkundrazi do të më shtohet”.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter