Shehu: Bojkoti i PD-së i detyruar, sensibilizim për opinionin publik dhe ndërkombëtarët
Ish-ministri Jashtëm i Partisë Demokratike ,Tritan Shehu, ka deklaruar se bojkoti i opozitës ishte nje vendim i detyruar për të protestuar atë që po ndodh në parlamentin shqiptar, për të sensibilizuar opinionin publik edhe partnerët ndërkombëtar.“Ishte një vendim i detyruar i Partisë Demokratike, jo i preferuar sepse padyshim bojkoti nuk është një vendim i preferuar është i imponuar ndaj forcave demokratike, ku këto detyrohen të marrin këtë vendim. Si pasojë e disa provokacioneve të rënda disa herë radhazi. Një agresiviteti të tejskajshëm që u tregua, agresiviteti fizik ndaj një kolegu të Partisë Demokratike, por jo vetëm kjo, por ndaj një politike në tërësi goditës, të ashpër, jashtë normale të parlamentit dhe etikës ndaj Partisë Demokratike dhe drejtuesve të saj. Ishte nje vendim i detyruar për të protestuar qartësisht atë që po ndodh në parlamentin shqiptar, për të sensibilizuar opinionin publik edhe partnerët ndërkombëtar, për atë që po ndodh në hapësirën e atij kuvendi, në kundërshtim me principet demokratike dhe parlamentare”– deklaroi Shehu.Në një intervistë të realizuar në RTV “Ora News”, në emisionin “Ora e Intervistes” , përballë gazetarit Edvin Peçi, riformatimin e Partisë Demokratike dhe zgjedhjet brenda partisë i quajti një proçes të rëndësishëm, që përkon me një kohë jo larg zgjedhjeve administrative u shpreh Shehu.“Partia Demokratike të shtohet dhe reformohet çdo ditë, pikërisht ajo që po ndodh dhe në këtë periudhë zgjerimi, anëtarësime të reja, zgjedhje të brenshme, dinamike këto për Partinë Demokratike në këtë proçes shumë të rëndësishëm, veçanërisht duke llogaritur që jemi jo larg zgjedhjeve administrative” – u shpreh ish-ministri i Jashtëm.Pyetjes së drejtuar nga gazetari Peçi, lidhur me situatën dhe debatet e zhvilluara gjatë zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike, Shehu u përgjigj: “Nuk ka mundësi si të mos ketë debat. Në një forcë politike demokratike nuk ka si të mos ketë debat në proçesin e zgjedhjeve të saj. Pa debate do të ishte anormal, do të ishte jogjenerues, jozhvillues.Në një forcë demokratike në të gjithë botën, proçesin e brendshëm zgjedhor janë me debate , me diskutime, ka kandidatë të ndryshëm, ka mendime të ndryshme të cilët votojnë dhe gjithçka zgjidhet me votimin e fshehtë që bëhet dhe pastaj të gjithë punojnë sëbashku. Kjo është demokracia dhe mua më duket se me këtë proçes që Partia Demokratike realizoi , realizoi pjekuri demokratike, një debat konstruktiv të brendshëm të saj, të gjallë, dinamik. U realizua në mënyrë demokratike në mënyrë të fshehtë”.