Krocerat drejt porteve shqiptare, mbetet problem ndotja e bregdetit
Durrës - Kompani turistike ndërkombëtare po tregojnë gjithnjë dhe më tepër interes për tu stacionuar në Portin e Durrësit, si një prej destinacioneve më të rëndësishme në Mesdhe.Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme detare, Gazmir Tahiri, që nga fillimi i këtij viti, 10 anije krocere janë ankoruar në Portin e Durrësit në një kohë që gjatë gjithë vitit të kaluar u ankoruan 13 të tilla. Sipas tij, e njëjta tendencë është dhe në porte të tjera të vendit ku vërehet një përmirësim i infrastrukturës detare.Për çështjen e ndotjes së ujrave detare, Tahiri ka deklaruar se tashmë basenet detare janë të pastra, por problem mbetet pjesa e vijës bregdetare.Porti i Durrësit në shkallë vendi vlerësohet si më i përshtatshmi për infrastrukturën pritëse turistike, por edhe për nivelin e sigurisë./nzh/oranews online/