Rrëzimi i avionit, Obama bën thirrje: Barra bie mbi Rusinë

SHBA- Presidenti Barak Obama i ka bërë thirrje pasditen e sotme, hetuesve ndërkombëtarë për "qasje të menjëhershme dhe të plotë" në vendin e rrëzimit Malaysia Airlines në Ukrainën lindore.Obama akuzoi separatistët pro-ruse se po heqin nga fusha ku u rrëzua avioni, trupat dhe prova të tjera, për të cilat ai ngriti pyetjen: "Çfarë saktësisht ata po përpiqen të fshehin?"Obama tha se "fokusi ynë i menjëhershëm është të tërheqim trupat e të humburve dhe të hetojmë saktë çfarë ndodhi dhe t’i vëmë përpara faktet,"- tha ai. - "Ne duhet të sigurohemi se e vërteta është aty jashtë dhe se përgjegjshmëria ekziston."Presidenti Obama tha se barra bie mbi Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin që të detyrojnë separatistët të bashkëpunojnë për hetimin.Obama tha se nëse Rusia vazhdon të shkelë sovranitetin e Ukrainës, Moska "vetëm sa do ta izolojë veten më tej" dhe kostot ekonomike do të vazhdojë të rriten.Oranews.tv