Shehu: 17 arsye pse ligji i ri për barnat nuk duhet të miratohet shpejt
Tiranë - Ligji i ri për barnat, që Qeveria ka përgatitur dhe do ta miratojë në Kuvend, sipas ish-ministrit demokrat dhe mjekut, Tritan Shehu, ka 17 “nuk-e”, 17 arsye, për të cilat ai duhet shtyrë për t’u përmirësuar më tej.Duke e analizuar këtë projektligj në një mesazh të tijin në Fb, Shehu radhit në një listë të gjatë, problemet që ai ka ka dhe ato që do të sjellë:“Së pari, ky projektligj është bazuar tërësisht mbi një ligj kroat, tashmë të ndryshuar dhe nuk është përgatitur me ekspertizë të njohur europiane, - shkruan ai, - nuk është konsultuar me specialistë e grupe interesi tek ne; nuk zgjidh çështjet e mbetura nga ai ekzistues; le te hapur me vendim qeverie, rrugën për importe paralele e nuk stimulon rregjistrimet; mangësi në domosdoshmërinë e regjistrimit të secilës formë xhenerike.”Nga ana tjetër, Shehu thekson se “nuk detyrohen barnat e prodhuara në vend ose në rajon të legalizojnë standartet e EMA-s; industria prodhuese në vend nuk detyrohet të plotësojë kushtet GMP; nuk futet autoriteti i inspektorit të çertifikuar GMP; nuk përfshihet direktiva GDP, që do të rregullonte shperndarjen.”Lista e Shehut zgjatet më tej: “Hiqet pulla e dyfishtë; koncepti Track and Trase, që futet nuk e përjashton atë; nuk futet koncepti i "çmimit mesatar europian"; as koncepti i negocimit te tij per të rembursueshmet; le akoma gabimisht agjensitë farmaceutike; nuk përmirësohen procedurat aministrative e burokratike; rregullorja e regjistrimit i lihet urdhrit të Ministrit, ndërkohë që duhet në ligj; lejet e importit të barnave të paregjistruara, me urdhër Ministri.”Dhe Shehu, duke nënkuptuar se lista e difekteve që ka projektligji i Qeverisë “Rama” për barnat, ka aq shumë difekte sa mund të zgjatet më tej, thekson në përfundim se “miratimi i këtij ligji duhet shtyrë, për t’u përmirësuar më tej.”armanda shtembari/Oranews.tv