SHBA, bëhet miliardere pas vdekjes së burrit duhanpirës

SHBA - Një gjykatë në SHBA ka urdhëruar kompaninë e dytë më të madhe në vend të prodhimit të cigareve, t’i paguajë në shumën rekord prej 23.6 miliardë dollarëve, bashkëshortes së një duhanpirësi, i cili ndërroi jetë për shkak të kancerit në mushkëri.Kompania e cigareve "RJ Reynolds", përveç kompensimit për zonjën në fjalë, do të duhet të paguajë edhe një gjobëtë vënë nga autoritetet amerikane prej 16.8 milionë dollarë.Cynthia Robinson ngriti një akuzë kundër firmës së cigareve në vitin 2008, duke kërkuar kompensim financiar për vdekjen e të shoqit në vitin 1996.Një zyrtar i kompanisë tha se vendimi i gjykatës ishte jashtë llogjike dhe i padrejtë.Ndonëse akuzat u ngritën në 2008-ën, i gjithë procesi i gjykimit zgjati vetëm 4 javë dhe në këtë periudhë, znj. Robinson argumentoi se kompania "RJ Reynolds" ishte treguar e pakujdesshme në informimin e konsumatorëve për rrezikun e konsumimit të duhanit.Kjo neglizhencë, thanë avokatët mbrojtjës, bënë që bashkëshorti i saj, Michael Johnson, të sëmuret me kancer në mushkëri pasi u bë i varur nga duhani.Avokati i zonjës miliardere, tha se shpresonte që kjo ngjarje të shërbejë si një mesazh edhe për kompanitë e tjera të cigareve."RJ Reynolds" do të apelojë vendimin, sipas saj, “të çmendur”. Shuma prej 23.6 miliardë dollarë është më e madhja në histori për çështje personale, dhënë ndonjëherë nga një gjykatë amerikane.Oranews.tv