Tragjedi në Pukë, 5-vjeçarja luan dhe i heq siguresën granatës që shpërthen
Pukë - Shpërthimi i një granate i ka marrë jetën një vogëlusheje vetëm 5 vjeçe.Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Pukë.E mitura ka qënë në lokalin e babait të saj, Ismet Hoxha ku mendohet se ka gjetur edhe granatën.Sipas njoftimit të sotëm të policisë vajza e ka pasur në dorë dhe i ka hequr mashën e siguresës granatës.Në njoftimin paraprak të cilën policia e Shkodrës e shpërndau mbrëmjen e djeshme thuhej se: "5 vjeçarja ka qënë brenda në lokal duke luajtur me një granatë kur ajo i ka shpërthyer."Ndërkohë që sot në mëngjes policia informonte se nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja e vogëlushes ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate të cilën kjo shtetase e ka patur në dorë dhe i ka hequar mashën siguruese.Tashmë ka nisur procedimi penal për rrethanat e ngjarjes. Mbrëmjen e djeshme policia informonte se mbeten të paqarta rrethanat e gjetjes së granatës. Ndërsa vdekja është konsideruar aksidentale."Dyshohet që ajo mund të jetë lënë në ndonjë cep të lokalit, osë i është dhënë nga pakujdesia fëmijës." vazhdonte më tej njoftimi i mbrëmshëm.Ndërkaq mësohet se personat e tjerë që ishin të pranishëm në lokal nuk kanë marrë plagë.Njoftimi i sotëm i policisë së Shkodrës ora 09:20Me datën 19. 07. 2014, filloi procedimi penal, pasi në qytetin e Pukës, në dyqanin e shtetasit Ismet Hoxha, ka gjetur vdekjen vajza e tij shtetasja I. H., vjeç 5. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja e kësaj shtetase ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një granate të cilën kjo shtetase e ka patur në dorë dhe i ka hequar mashën siguruese. Mendohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet në Prokurori. Njoftim paraprak i policise mbrëmjen e 18 korrikut 2014Një 5 vjecare ka gjetur vdekjen në lokalin e babait të saj Ismet Haxhija në rrethin e Pukës. I. Haxhija i ka qënë brenda në lokal duke luajtur me një granatë kur ajo i ka shpërthyer. Akoma mbeten të paqarta rrethanat e gjetjes së granatës, dyshohet që ajo mund të jetë lënë në ndonjë cep të lokalit, osë i është dhënë nga pakujdesia fëmijës. Po punohet për zbardhjen e plotë.