Nishani kthen në Kuvend ligjin për FA: Preken kompetencat e Presidentit

Dy javë pasi ktheu për rishqyrtimin p/ligjin për karrierën në Forcat e Armatosura, kreu i  shtetit Bujar Nishani ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe për ligjin 'Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit FA".Dekreti për kthimin e ligjit shoqërohet me një arsyetim të gjatë që në thelb sqaron se ligji bie ndesh me dy nene të kushtetutës në tre pika të tyre.Kreu i shtetit thekson se  Ligji i mëparshëm, ai i vitit 2000 ishte hartuar në  konsultim me strukturat e NATO-s, ndërsa ndryshimet që I janë bërë nga qeveria I heqim kompetencat presidentit lidhur me Forcat e Armatosura"Ky ligj, sjell ndryshime të cilat kanë pasoja kritike në ushtrimin e kompetencave kushtetuese të Presidentit, si dhe në balancën e ndarjes së pushteteve midis Kuvendit, Presidentit, Kryeministrit, si dhe autoriteteve të tjerë të përcaktuara në ligj. Përqendrimi i pushtetit, duke parashikuar kalimin e shumicës së kompetencave brenda ekzekutivit përben një qasje jo vetëm të gabuar por edhe të rrezikshme."Për kreun e shtetit ndryshimet që i janë bërë ligjit, janë antikushtetuese.Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes mund të rezervojnë të drejtën e propozimit të strukturës së FA apo planit të përhapjes së tyre por kurrsesi nuk mund të ushtrojnë kompetenca tej atyre që parashikon Kushtetuta.Ndërsa kufizimi i të drejtës së Presidnetit për emërimet dhe lirimet shihet si i pajustifikuar.  Por ajo që është edhe më e rëndësihme në këtë arsyetim për kthimin e ligjit është fakti se krijon vakuum ligjor nëse shkelet integriteti i vendit.Ligji i ri ka suprimuar disa parashikime ligjore lidhur me kompetencat e Presidentit të Republikës për të:-    Urdhëruar fillimin e veprimeve luftarake, kur shkelet integriteti i hapësirave tokësore, ajrore e detare të Republikës së Shqipërisë;-    Urdhëruar vendosjen e shkallëve të ndryshme të gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura, në kushtet e masave të jashtëzakonshme;-    Urdhëruar lëvizjen, rivendosjen dhe përdorimin e Forcave të Armatosura, në kushtet e masave të jashtëzakonshme.Mungesa e këtyre parashikimeve krijon vakum ligjor për veprimtarinë e Forcave të Armatosura kur shkelet integriteti i Republikës së Shqipërisë apo në kushtet e masave të jashtëzakonshme.Kreu i shteiti vërën gjithashtu se ky ligj përveçse kufizon ndjeshëm kompetencat e Presidentit si Komandant i FA, nuk parashikon shprehimisht detyrimin e Kryeministrit dhe të Ministrit të Mbrojtjes që të jenë përgjegjës para Kuvendit dhe Presidentit të Republikës për drejtimin dhe gjendjen e FA në kohë paqeje. Cka do të thotë se ndryshimet nuk janë aspak të justifikuara dhe shkelin parimin e sigurisë juridike në një shtet demokratik.