Linja e re Durrës-Bari, Haxhinasto: Uli çmimin e biletave të trageteve. Tani 30% më pak
Durrës - Vënia në funksion e linjave të reja të trageteve do të ndikojë direkt në uljen e çmimeve të tarifave deri 30 përqind.Deklarata u bë nga ministri i Transporteve Haxhinasto sipas të cilit po synohet përmirësimi i standardit të shërbimit për pasagjerët."Hyrja e këtij operatori ka sjellë një ulje të konsiderueshem të tarifave që varijojnë mes 20-30%", u shpreh ministri.Ndërkohe Haxhinasto ka deklaruar se ka nevojë për ndryshime dhe në ligjin evitit 2008 për turizmin."Mendoj se gjithmonë ka vend për të përmirësuar gjerat. Çështja e ligjeve është dinamike ato duhet të ndryshojnë për të krijuar kuadër rregullator për të tërhequr sa më shumë investitorët e huaj dhe për të krijuar mundwsitë pwr të shfrytëzuar potencialet e Shqipërisë", tha Haxhinasto.Ministri Haxhinastro ka vizituar më pas tragetin e ri të linjës Durres -Bari që ka nisur të operojë ketë sezon turistik.