Vidhet kablli elektrik tek “Uji i Ftohtë”, Vlora pa ujë, Orikumi e Radhima pa energji

Vlorë-Ka mjaftuar vjedhja e rreth 2 mijë metrave kabllo elektrik në 6 kapata të tensionit të lartë 35 kilovoltë që zona e Ujit të Ftohtë, Radhima, Orikumi, Tragjasi dhe nje pjese e Llogarase, të mbesë pa energji.Nënstacionet e pompimit tek Uji i Ftohtë qe furnizojne Vlorën kanë mbetur pa energji, dhe si pasojë nuk kanë arritur të furnizojnë me ujë rreth 95 perqind të qytetit.Banorët e orikumit, thonë se mungesa e energjisë, është rast i shpeshtë edhe për sezonNë kulmin e sezonit turistik zëvendësimi i kabllit të vjedhur për të risjellë energjinë pritet të marrë kohë deri ne mbremje ndërsa furnizimi me uje pas riparimit kërkon nga 15 deri 18 orë kohë deri ne kompresimin e tubave te ujit.Kjo është e disata herë që vidhet kablli elektrik ku rasti paraardhes ishte i vjedhjes së 3 km kabëll ne zonen turistike te Zvernecit.