VIDEOLAJM/ Flamuri kombëtar valvitet i grisur në institucione
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Korrik 2014, 22:05
Shikoni si është katandisur flamuri ynë kombëtar, një nga simbolet kryesore të vendit tonë. Ai valvitet i grisur në shumë institucione të kryeqytetit. Ajo që nuk pritej ishte valvitja e një flamuri të grisur edhe në ministrinë e Mbrojtjes.Por edhe në zemër të Tiranës, në zonën e ish-bllokut ai qëndron i harruar qysh prej 100 vjetorit të pavarësisë, edhe pse po kalojnë afro dy vjet.Ndërsa në komunën Farkë, është gjetur një tjetër zgjidhje, lidhja e flamurit rreth një shtylle.Ndiqni të plotë emisionin "Alarm"