Fier, shtohen sportelet dhe zgjatet orari i postës, dyndje për të marrë shërbime

Fier - Fluksi i lartë i qytetarëve drejt Postës Shqiptare në Fier ka bërë që kjo drejtori të marrë masa për të përballuar ngarkesën e punës në këtë periudhe të vitit.Drejtori Irfan Hajdari tha se është zgjatur orari i punës dhe janë shtuar sportele të reja për të përballuar fluksin, që vjen kryesisht nga shërbimet për emigrantet dhe studentet.Sezoni i veres dhe kërkesat gjithnjë e në rritje për shërbimet e postes shqiptare kanë sjellë hapjen e zyrave të reja edhe në zonat bregdetare, kryesisht në Seman që ka dhe fluksin më të madh të pushuesve gjatë sezonit veror.