Rendi në 300 ditë, Basha - ekspertëve: Hiqini 'dimitet' e gënjeshtrës kësaj qeverie
Tiranë – Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka vendosur të zbardhë të vërtetën e qeverisë mbi rendin e sigurinë në vend në këto 300 ditë, të vërtetën e veshur sikurse u shpreh ai, me “dimite propagande apo mëndafshe gënjeshtrash”.Për këtë arsye, PD-ja ka mbledhur sot në një tryezë, eksperët të fushës së rendit, vendas dhe të huaj nga misionet që kanë vepruar apo veprojnë ende në Shqipëri."Kjo konferencë synon,"- tha Basha, - "përmes shifrave dhe fakteve zyrtare të autoriteteve zyrtare të Republikës së Shqipërisë të bëj transparencën e plotë dhe të pandikuar të situatës aktuale të rendit dhe sigurisë për qytetarët shqiptarë në këto 300 ditë të qeverisjes Rama - Meta;synon të shpjegojë, nga perspektiva e fakteve, argumentave dhe provave të ekspertëve më të mirë të fushës, që kanë qënë në ballë të përpjekjes së Shqipërisë për të anëtarësuar vendin në NATO dhe mundësuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve, disa prej arsyeve, sipas tyre, dhe për t’ia nënshtruar një debati këtu në tavolinë, të situatës aktuale të rendit dhe sigurisë, të së vërtetës lakuriqe dhe të paveshur me "dimite propagande" apo "mëndafshe gënjeshtrash".Edhe njëherë, "bazuar në statistika zyrtare të autoriteteve aktuale të Shqipërisë,"- nënvizoi kreu i PD-së.Vetë Basha ka prezantuar më pas ekspertin Veli Haklaj, për të referuar për çështjet e sigurisë dhe rendit si dhe Ivi Kason, për krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.ar.sh/Oranews.tv