SHBA dhe BE, sanksione të reja mbi Rusinë, mbështet pro-rusët në Ukrainë
SHBA-të dhe BE kanë zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë pas mbështetjes që Moska zyrtare vazhdon t’i japë separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës.Sanksionet e reja prekin disa nga bankat më të mëdha në vend, kompanitë e energjisë si dhe ato të mbrojtjes.Pjesë e sanskioneve janë banka "Gazprombank" dhe kompania e energjisë "Rosneft" ndërsa pjesë e tyre janë edhe disa zyrtarë të lartë rusë.I menjëhershëm ka qënë reagimi i Presidentit rus Vladimir Putin, i cili tha se sanksionet kanë efektin “boomerang”, ato do t’i çojnë marrwdhëniet SHBA-Rusi drejt një fundi të përhershëm.BE tha se do t’i bëjë publike, detajet e këtyre sanksioneve në fund të muajit korrik, por shtoi se bankat europiane të investimeve që nga ky moment nuk do të financojnë më asnjë projekt rus.Raundi i ri i sansksioneve i shpallur nga Thesari i SHBA-ve, zgjeron në mënyrë të ndjeshme edhe sanksionet e mëparshme të vendosura nga Uashingtoni, të cilat ishin të limituara vetëm për disa individë në Rusi dhe Ukrainë dhe një numër kompanish.Në listën e re të sanksioneve, sipas Thesarit Amerikan, bën pjesë edhe kompania e prodhimit të armëve "Kalashnikov Concern", ndërsa në shënjestër janë edhe të vetëshpallurit drejtues të Republikave të Pavarura të Donjetskut dhe Luhanskut.Shtëpia e Bardhë i cilësoi këto sanksione të reja sit ë gjera, fleksible dhe të fuqishme e që do të hyjnë në fuqi që më 1 gusht.SHBA-të dhe BE-ja do të jenë më të përqëndruara në sanksionet ndaj firmës më të madhe të gazit rus, "Rozneft" e cila vetëm pak më parë ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me British Petrolium, në vlerën e 1.5 miliardë dollarëve.Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Riabkov i quajti sanksionet e reja si 'skandaloze' dhe krejtësisht të papranueshme dhe premtoi se Kremlini do të përgjigjet në të njëjtën monedhë.Por duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Obama tha se Rusia ka pasur kohë dhe mundësi të ndërhyjë për t’i dhënë fund këtij konflikti, ajo dështoi dhe tani është moment për t’u kundërpërgjigjur aty ku Rusisë dhe Presidentit Putin i dhemb më shumë.Ndërsa lufta diplomatike vijon, e njëjta gjë ndodh edhe në terren, ku vetëm gjatë shkëmbimit të zjarrit në 24 orët e fundit, 11 ushtarë ukrainas kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e viktimave nga ky konflikt që nga muaji prill, në mbi 1 mijë.