Lejohet djegia e kufomave, PS-LSI pro pr/ligjit. Opozita bojkoton Kuvendin

Tirane- Rituali i përcjelljes për në banesën e fundit do të ndryshojë ndërkohë  që përveç  varreve shtetërore do të ketë edhe private.Në kuvend sot u diskutua pr/ligji për “Për shërbimin publik të varrimit” i cili  lejon edhe mënyra të reja të varrimit përveç atij nëntokësor: Lejon varrimin mural me kremim apo hedhja e hirit në det. Pas diskutimeve pr/ligji u miratua me 80 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.Risi tjetër është edhe se tashmë do të privatizohen edhe varrezat.PS-LSI e mbështetën këtë pr/ligj duke e cilësuar të domosdoshëm dhe që zgjidh një herë e mirë çështjen e mungesës së sipërfaqeve të varrezave, ndërkohë që opozita nuk ishte e pranishme pasi vazhdon bojkton e paralajmëruar një javë më parë, për shkak të konfliktit fizik mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.“Ajo që po bëhet sot me këtë ligj të ri është hapja e një kapitulli të ri duke lejuar ndërtimin e varrezave private. Një praktikë e njohur gjerësisht në botë. Ky ligj i jep mundësinë ekzistencës së varrezave private.  Duke pasur parasysh sipërfaqen  gjithnjë e më të madhe të varrezave dhe pamundësinë e zgjerimit të tyre në ligj futëm disa koncepte të paparashikuara që kanë të bëjnë jo vetëm me varreza nëntorkësore por edhe murale. Rite të cilat do të duhet t’i zgjedhin ata që besojnë se mund të ndiqet një proces i tillë. Një tjetër gjë është kremimi i panjohur më parë. Përmes këtij ligji jepet kjo mundësi” tha deputeti i PS-së Eduard Shalsi, kryetari i komisionit të Veprimtarive Prodhuese.Varrezat Monumentale ku do prehen personalitete të artit dhe dëshmorëtDo të ketë dhe saktësimi i disa konceteve varrezave shtetërore, varrezave publike sot kemi konceptimin e varrezave monumentale ku do të prehen personalitete të ndryshme historike, kulturore fetare Dëshmorë të KombitNë pr/ligj është parashikuar që përvec pushtetit vendor do të ketë tagër edhe pushteti qëndror. “Pasi në zona kufitare të përcaktuara mund të lindin probleme mes njësive nvedore dhe mund të përfshijnë zona që i përkasin më shumë se një njësi vendore” tha Shalsi.“Pas miratimit të këtij ligji  i hapet udhë një procesi ku kompani të ndryshme të shprehin interesin dhe ata përshpejtojnë modelin e një varreze private për të treguar se ky është një problem që nuk mund ta zgjidhin më varrezat publike por dhe ato private.”Duke pranuar se ligji ka nevojë për akte nënligjore Shalsi tha se pas miratimit të ligjit i hapet udhë një procesi ku kompani të ndryshme të shprehin interesin dhe të përshpejtojnë modelin e një varreze private për të treguar që ky është një problem që nuk mund ta zgjidhin më varrezat publike por dhe private.Seanca e sotme e Kuvendit parashikon edhe ratifikimin e dy marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ndryshimet në disa ligje fiskale etj, qe janë disa nga pikat e rendit të ditës së punimeve të parlamentit.