ARM e Maqedonisë stërvitje ushtarake në kufi me Shqipërinë
Forcat Speciale ushtarake ARM të Maqedonisë kanë nisur një stërvitje në kufi me Shqipërinë, në fshatin Radozhdë.Siç raporton agjencia e lajmeve Ina kjo stërvitje përfshinte operacionet e bllokimit, përcaktimit të lokacionit të “grupit të supozuar” të terroristëve.Në stërvitje jane përfshirë objekte lundruese, sulm me automjete tokësore, me helikopter dhe me polombar-zhytësa, duke përfunduar me kapjen dhe dorëzimin e personave të arrestuar në territorin e Maqedonisë.Bëhet fjalë për stërvitje ku “grupi terrorist” nga vendi fqinjë përmes rrugëve ujore depërton dhe hyn në Maqedoni dhe ka për qëllim të shkaktojë trazira dhe të bashkohet me pjesë të caktuara të popullatës vendase.Në këto stërvitje speciale, i pranishëm ka qenë edhe presidenti i Republikës njëherit komandant supreme i forcave të armatosura, Gjorgje Ivanov, ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral-koloneli Goranço Koteski.