Britani e Madhe, arrestohen 600 pedofilë, prindër, mjekë e mësues

Më shumë se 600 pedofilë të dyshuar, duke përfshirë mjekë dhe mësues, u arrestuan në Britaninë e Madhe pas një hetimi që zgjati gjashtë muaj, njoftoi Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA).Objekti i këtij hetimi, më i gjeri i kësaj natyre i kryer ndonjëherë dhe i mbajtur sekret, janë individët të cilët kishin qasje në rrjete sociale me pamje të rënda me fëmijë. Vetëm 39 nga të arrestuarit ishin fytyra të njohur për policinë.Si rezultat i hetimeve të gjera, 431 fëmijë janë vendosur nën mbrojtjen e autoriteteve, ku 127 prej të tyre janë klasifikuar ”në rrezik për abuzime”, kryesisht fëmijë që ishin të birësuar ose nën kujdestarinë e personave të dyshuar ose të arrestuar më parë.Ndër rastet më skandaloze të përmendura në faqen elektronike të BBC-së, pa përmendur emra, është ai i një prindi birësues i cili kishte kujdestarinë e një djali 12-vjeçar dhe ai i një gjyshi që abuzonte me dy nipërit e tij nga 17 vjeç.NCA-ja ka bërë me dije se asnjë nga të arrestuarit nuk është as anëtar aktual, as i mëparshëm në qeverinë britanike.Kjo, për të shpjeguar këtë hetim të gjerë të policisë, që nuk ka lidhje me rastet historike të abuzimeve ku, sipas akuzave të ardhura nga shumë anë, janë përfshirë edhe politikanë dhe që ka provokuar edhe kërkesën e kryeministrit David Cameron për të hetuar kundër abuzimit të fëmijëve nga ana e këtyre të fundit.Hetimet e NCA-së janë përqendruar veçanërisht në ”darknet”, website i përdorur për një shumëllojshmëri krimesh.Marre nga Koha.net