99-vjet nga vrasja e Çerçiz Topullit, ekspozohen fotot e panjohura më parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2014, 18:06
Korçë - Në përvjetorin e 99-të të vrasjes së luftëtarëve e veprimtarëve të shquar, Çerciz Topulli dhe Mustafa Qulli, janë zhvilluar aktivitete nga aktivistë të lëvizjeve me karakter patriotik e atdhetar.Me rastin e këtij përvjetori, në Muzeun e Arsimit në Korçë, është çelur një ekspozitë me fotografi dhe materiale relike të pashfaqura kurrë më parë, si foto të Çerçizit apo edhe disku i parë ku është regjistruar kënga e tij.