Kosovë, Isa Mustafa kryetari i ri i Kuvendit, PDK ikën, Vetëvendosja abstenon
Kosovë - Isa Mustafa zgjidhet kryetar i Kuvendit në seancën konstitutive të Kuvendit pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës.Për të votuan 65 deputetë, ndërkaq dëputetët e Vetevendosjes abstenuan.Emri i kryetarit të Kuvendit të ri të Kosovës shkaktoi debate dhe seanca u ndërpre në momentin kur filloi procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri.Ndërprerja erdhi si mungesë e kuorumit, pasi kryesuesja e seancës Flora Brovina, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës propozoi që PDK të ishte ajo që do të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit.PDK kërkoi që çështja të çohet në Kushtetuese Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, ka propozuar në emër të Grupit Isa Mustafën për Kryetar të Parlamentit. PDK kundërshtoi kandidaturën dhe kërkoi që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe pas kësaj deputetet e Thacit u larguan nga salla pas rreth 90 minutave. Seanca u ndërpre.Konstituimi i Kuvendit nisi me tension, deputetët e PDK’së ulën ne karriget e rezervuara për LDK-AAK-NismaNis me tension seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës.Deputetët e PDK-së Margarita Kadriu, Agim Ceku, Zenun Pajaziti,janë ulur në rreshtin e mesëm të sallës – aty ku është caktuar të jetë grupi më i madh parlamentar – LDK-AAK-Nisma.Ndërkohë Grupi LDK, AAK dhe Nisma janë ulur në vendet që kishin mbajtur gjatë legjislaturës së kaluar.Visar Ymeri nga Vetëvendosje dhe Vjosa Osmani nga LDK-AAK-NISMA, kundërshtuan uljen e PDK-së në mes, duke thënë se është shkelje e rregullores.Kryesia e kaluar dhe sekretaria e Kuvendit këtë hapësirë e kishin rezervuar për grupin LDK, AAK dhe Nisma, por kjo nuk u përfill nga PDK-ja.Seanca po drejtohet nga Flora Brovina, deputetja më e vjetër. LDK-AAK-NISMA do të jenë me kandidatë të përbashkët në komisionin verifikues.PDK-ja ka propozuar Memli Krasniqin, Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun ndërsa LDK-AAK-NISMA kanë propozuar një emër të përbashkët, Armend Zemajn.