Rama pret zv/presidentin e BERZH, Bennett përshëndet reformën administrative
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2014, 19:23
Kryeministri Edi Rama i ka shprehur sot mirënjohje zëvendëspresidentit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim Phil Bennett për mbështetjen që i ka dhënë projekteve dhe për përmirësimin e klimës së biznesit.Gjatë pritjes që i bëri në ambientet e kryeministrisë, kreu i qeverisë i njohu përfaqësuesit e BERZH edhe me ecurinë e reformës administrative- territoriale, e cila u përshëndet nga delegacioni i BERZH.Nga ana e tij zëvendëspresidenti i BERZH vlerësoi angazhim e ri të qeverisë në marrëdhëniet me biznesin, i dukshëm qartë edhe nga zgjidhjet e dhëna deri më tani, si dhe përforcoi mbështetjen e Këshillit të Investimeve dhe siguroi për vijimësinë e projekteve që deri më tani janë paraqitur nga institucionet financiare.