VIDEOLAJM/ Deputetët në qejf të tyre, askujt s'i intereson si do të varroset

Tashmë dihet: Kur nuk është opozita në Kuvend seanca nuk shfaq interes.Kur flitet për sharje akuza personale deputetët reagojnë, salla zien dhe të gjithë qytetarët nga ekranet dëgjojnë me vëmendje si deputetët hedhin e presin batutat me njëri tjetrin, akuza dhe kundërakuzat. Ndryshon puna kur flitet për ligje të cilat prekin drejtëpërdrejtë qytetarët, mënyrën e jetesës së tyre.Sot Kuvendi mori në shqyrtim pr/ligjin "Për shërbimin publik të varrimit" por shikoni pamjet. Ndërsa deputeti i LSI-së Robert Bitri në emër të grupit të LSI-së diskutonte detajet e këtij pr/ligji i cili parashikon ndryshimin e ritualit të përcjelljes për në banesën e fundit, deputetët dhe ministrat janë në qejf të tyre.Dikush bisedon me kolegun, dikush tjetër qesh apo dikush tjetër merr ne telefon.  Kjo situatë zgjat përgjatë gjithë 5 minutave të fjalës së deputetit Bitri i cili duket se flet se duhet të flasë pasi askush s'e dëgjon. Kjo indiferencë duhet të ketë vijuar edhe gjatë fjalës që mbajti deputeti i PS-së Eduard Shalsi, por regjia qëndrore e Kuvendit, u tregua e zgjuar duke fokusuar vetëm planin e foltores së deputetit. Në fakt vdekja sa është largët aq është edhe e afërt, por sot deputetët nuk deshën të mendonin për të.   Për herë të parë në vend me këtë ligj do të lejohet edhe varrimi me kremim ose  ndryshe djegia e kufomës, por gjithashtu  dhe hedhja e hirit në det./nzh/oranews online/