Shefi i auditit i paliçensuar i Kodhelit, PD denoncoi me dokumentin e Canit

Tiranë – Audituesi i paliçensuar i Ministrisë së Mbrojtjes, Edmond Goro, ka qënë emri i radhës që Partia Demokratike ka denoncuar dje si një tjetër emërim i paligjshëm në administratën shtetërore.Këtë radhë, PD-ja ka pasur në dorë një dokument jodosido për denoncimin e saj, por një shkresë të lëshuar nga një anëtar i vetë kabinetit “Rama”, nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani.Më 12 qershor të këtij viti, ministri Cani i ka kujtuar Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli se audituesi i brendshëm Goro nuk e kishte licensën për auditim në sektorin publik, kësisoj, brenda dy javëve, duhej të merrte masa që Njësia e Auditimit të Brendshëm të kishte në përbërje vetëm punonjës me dëshminë përkatëse.Në letrën që Cani i ka dërguar Kodhelit shkruhet se "bazuar në nenin 19 të ligjit nr. 9720, datë 23.04.2007, “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar, të gjithë audituesit e brendshëm të punësuar në sektorin publik duhet të jenë të pajisur me dëshminë “Auditues i brendshëm në sektorin publik”.Nëpërmjet Komunikimit zyrtar me njësinë e Auditimit të Brendshëm në institucionin tuaj dhe verifikimit të regjistrit të Audituesve të Brendshmë kemi konstatuar se zoti Edmond Goro i punësuar në NJAB nuk është I pajisur me dëshminë e “Audituesit të Brendshëm në sektorin publik”Ndër të tjera, në shkresën e tij zyrtare, ministri i Financave i kujton Ministrisë së Mbrojtjes se duhen marrë të gjitha masat për certifikimin e auditëve. Dje Partia Demokratike akuzoi ministren e Mbrojtjes se ka ndërmarrë këtë veprim për të plotësuar me nxitim dosjet për kundërshtarët politikë.Letra e Ministrit Shkëlqim Cani letra e canitar.sh/Oranews.tv