Tregtarët protestojnë ndaj Sadi Vorpsit, tentojnë t'i hyjnë me forcë në zyrë
Tirane- Tregtarët e tregut tek ish Uzina Dinamo prej orës 09:00 po protestojnë para prefekturës kundër mbylljes së tregut.Me pankarta në duar gati 100 tregtarë u zhvendosën para godinës së prefekturës, pranë “21 dhjetorit” kundër prefektit Sadi Vorpsi.“Mbyllja e tregut, vendim i paligjshëm. Preteksti i higjenës është mashtrim” thuhet në pankartat e tyre.Në një moment, rreth orës 09:40 ka pasur momente tensioni kur një grup tregtarësh kanë tentuar të hyjnë me forcë në godinën e prefekturës por nuk janë lejuar nga policia.Tregtarët i kërkojnë prefektit Vorpsi të anulojë vendimin për prishjen e tregut.Edhe dje për gati 2 orë tregtarët e ish uzinës Dinamo bllokuan qarkullimin para tregut. Ata vendosën kontinerë në rrugë si revoltë ndaj vendimit të Task Forcës në prefekturë për të mbyllur këtë treg. Tregëtarët thanë se kanë investuar dhe kjo ndëryje është e qëllimtë vetëm për ti spostuar jashtë qëndrës së kryeqytetit.Ata kërkojnë vëmendjen e kryeministrit Rama për ta ndjekur shqetësimin e tyre.