Divjakë, mbytet 16-vjeçari, shpëtojnë 3 shokët e tij

Një 16 vjeçar u mbyt pasditen e së mërkurës në plazhin e Divjakës si pasojë e detit të trazuar që mund të kishin shkaktuar një tragjedi edhe më të rëndë.Viktima që më vonë u identifikua si Naun Hila, nga Kolonja e Lushnjes raportohet se kishte hyrë në det për tu larë së bashku me tre shokë. Por deti i trazuar me dallgë i ka vënë në vështirësi të rinjtë dhe këta të fundit janë detyruar që të kërkojnë ndihmë. Dëshmitarët thonë se gjithçka zgjati vetëm pak minuta.Një pjesë e pushuesve pranoi se kishte dëgjuar thirrjet për ndihmë dhe në pamundësi për të bërë diçka kanë lajmëruar policinë dhe rojet bregdetare, por edhe këta të fundit janë vonuar pasi kanë qënë larg nga plazhi.Për të shpëtuar të rinjtë që luftonin me dallgët për jetën janë angazhuar vetëm pak pushues që kanë marrë përsipër edhe rrezikun. Ndërhyrja e pushuesve u shpëtoi jetën tre të rinjte, ndërsa 16-vjecari Hila është mbytur.Trupi i tij ka mbetur në det dhe për nxjerrjen e tij duhet të angazhohen forcat polumbare nga Tirana pasi policia lokale nuk disponon asnjë mjet të nevojshëm.divjak mbytja e 16 vjecarit(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)