Tre vjet pa Mateon, Prindërit kërkojnë djalin: E rrëmbyen, ma gjeni

Vlorë - Sot do të ishte 17 vjec, por Mateo Bejaj është zhdukur 3 vjet më parë në fshatin Fitore të Vlorës, nga ku dhe sot e kësaj ditë nuk dihet asgjë për fatin e tij.Prindërit e tij me lot në sy, tregojnë se i mituri është cilësuar i rrëmbyer nga prokuroria, madje ngrenë dhe akuza konkrete, duke kërkuar vëmendje që të mund të hidhet dritë mbi atë që realisht ka ndodhur 3 vjet më parë.“Edhe pse kemi prova të  pa kontestueshme që nuk bëhet fjalë fare kemi shkuar në të gjitha instancat, në të gjitha zyrat, na thonë po punojmë, po punojmë tani ne nuk e dimë se çfarë bëhet. Unë nuk dua të zgjatem, dua ti bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm, ministrit të brendshëm, të gjitha instancave shtetërore të nxjerrin në dritë çështjen e djalit tim. Djali im është rrëmbyer dhe arsyeja është rrëmbyer për lekë sepse halla momentin e parë, shkëndijën e parë që ka lëshuar, ka thënë që djali është marrë peng për lekë.”- tha babai i Mateos.Mateo Bejaj është larguar nga banesa e tij në fshatin Fitore të rrethit të Vlorës më 16 korrik të vitit 2011, rreth orës 16:20.  Për herë të fundit është parë rreth orës 21:00 në fshat, por më pas nuk ka asnjë të dhënë për të.Policia ka kontrolluar asokohe gjithë zonën pa gjetur gjurmë të 14 vjeçarit. Prindërit, sot, akuzojnë hallën e djalit, që fshihet pas zhdukjes, për shkak të çështjes së një apartamenti që palët pretendojnë pronësinë.mateo bejaj(Në foto: Mateo Bejaj, djali i zhdukur prej 3 vitesh)/o.b/oranews.tv/