Antikorrupsioni, OSBE: Institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë

Tirane- Ambasdadori i OSBE-së deklaron se vullneti politik është i rëndësishëm për luftën ndaj korrupsionit dhe se Institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë për të arritur rezultate”.I pranishëm në prezantimin e projekt planit të Veprimit Kundër Korrupsionit për periudhën 2014-2017 në bashkëpunim me OSBE-në Raunig u shpreh se qytetaret shqiptarë kanë të drejtë të kenë një qeverisje transparente.“Korrupsioni gërryen besimin e qytetareve tek institucionet dhe dëmton veçanërisht personat në nevojë. Qytetaret shqiptarë kanë të drejtë të kenë një qeverisje transparente. Institucionet e drejtësisë duhet të bashkëpunojnë për të arritur rezultate” u shpreh Raunig.Nga ana e tij ministri Bledi Çuçi tha se ky plan sjell masa konkrete për luftën ndaj korrupsionit dhe I bëri thirrje shoqërisë civile të bëjë detyrën e saj dhe të nxjerrë në pah problemet.