SHBA, Jack Lew mund të drejtojë Departamentin e Thesarit

Njoftime të medias amerikane bëjnë të ditur se Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë Jack Lew pritet të propozohet si kandidatura për të drejtuar Departamentin e Thesarit.Zyrtarët i thanë sot CNN-it dhe agjencisë së lajmeve AP se lajmërimi i Presidentit Barack Obama për emërimin mund të bëhet para fundit të kësaj jave.Zoti Lew ka qenë drejtori për buxhetin i zotit Obama dhe ish-Presidentit Bill Clinton. Ai ka luajtur një rol kyç në disa negociata financiare mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit.Para se të kthehej në Zyrën e Buxhetit në vitin 2010, zoti Lew shërbeu si nënsekretar i Shtetit. Ai ka qenë gjithashtu një nga drejtuesit e kompanisë Citi, si edhe nënpresident ekzekutiv i Universitetit të Nju Jorkut.Emërimi i tij duhet të konfirmohet nga Senati. Nëse miratohet, ai do të zëvendësonte Sekretarin aktual të Thesarit Timothy Geithner.