Ja çfarë dobie kanë lëvoret e frutave

Hulumtuesit kanë zbuluar se acidi i cili e mban lëvoren e mollës të shkelqyer, na jep më shumë vlera për shëndet se sa vetë brendësia e mollës – duke filluar nga forcimi i muskujve deri te mbajtja nën kontroll e kolesterolit dhe sheqerit.Mollët nuk janë pemët ose perimet e vetme të cilat kanë lëvore të dobishme. Lëvoret mund të përdoren si preparate natyrale për lëkurë e madje edhe për lustrimin e këpucëve.Po ju japim disa këshilla se çka të bëni me lëvoret e pemëve sezonale – madje edhe levorja me qime e kivit është e shfrytëzueshme.PjeshkaHajeni lëvoren e saj për shkak të vlerave të pasura ushqyese ose fërkojeni fytyrën me të që të keni lëkurë shkëlqyese.Limoni dhe limoni i athëtTë dy frutat përmbajne acid limoni, kështu që ju mund t’i perdorni ato si nje mjet të shkëlqyeshëm për lustrim të mesingut, bakrit.Po t’i shtoni vajit të ullirit lëvorën e limonit do t’i jepni një aromë interesante, por edhe do të gjallëroni vajin që ka ndenjur gjatë.BananiaNëse keni gërvishtje ose dicka të ngjashme vendosni mbi të lëvoren e bananes, dhe do t’ju shërohet më shpejt.Nëse ju pickon mushkonja, kjo lëvore çudibërëse do të qetësojë kruarjen. Vetëm fërkojeni vendin e prekur.ShegaPërdorni lëvoren aromatike për potpuri. Prijeni në copa të vogla, thanjii dhe rregullojeni këndin tuaj të vogël aromatik.Nëse keni probleme me diarre ose dhimbje në stomak ziejeni lëvoren e shegës në ujë dhe shtoni kanellë. Kur të ftohet pini nga pak tri herë në ditë.