Ananasi, fruti ideal për stinën e verës
Ananasi ka një aromë tipite tropikale. Të gjithë e duan atë për aftësinë e tij dhe e përdorin në sallata, kokteje e madje edhe në ëmbësira.Ananasi përmban vitamina jashtëzakonisht ushqyese, vitaminë A, C, E, dhe K; kalium; kalcium; elektrolite dhe fito-ushqime si karoteni.Ananasi është një burim i pasur me anti-oksidant. Ai lufton kundër radikalëve të lira në trup, duke parandaluar dëmtimin e qelizave.Këto anti-oksidantë ju ndihmojnë dhe ju mbrojnë nga sëmundje si arterioskleroza, sëmundje të zemrës, artrit dhe të kancerëve të ndryshëm.Përveç kësaj, ky frut parandalon ftohjen, përmirëson shikimin, promovon muskuj të shëndetshëm, ndërton eshtra të fortë, parandalon degjenerimin e muskujve, ndihmon për tretje dhe nxit sistemin imunitar.Me gjembat e tij si kapakë, fleta të gjelbër dhe lëkurë të artë portokalli, ananasi ka me të vërtetë një pamje të veçantë. Interesante është se ananasi është në dispozicion në tregje lokale gjatë gjithë vitit.Ananasi njihet edhe si shues i etjes dhe vapës gjithashtu, është i mirë për tu përdorur gjatë stinës së verës kur temperaturat janë janë më të larta.Ne kemi sjellur një recetë freskuese për ju që ta përdorni gjatë verës:Shtrydhni një ananas të pjekur në një gotë të madhe apo në makinën për përzierje. Më pas shtrydhni edhe një limon të plotë.Në këtë sasi i shtrydhni edhe një xhenxhefil dhe i futni pak sheqer për shije. Përzijeni të gjithë sasinë së bashku dhe futeni në frigorifer për ftohje duke e zbukuruar lëngun me gjethe nenexhiku.