Ç’duhet të dini për mykun e këmbëve

Myku i këmbëve zakonisht hyn tek sëmundjet sezonale sidomos në atë të verës pasi lidhet direkt më shtimin e djersës.Zakonisht myku shfaqet midis gishtave të këmbës, dhe shenja dalluese është shfaqja e një cipe të hollë të bardhë, më pas skuqja në hapsirat e gishtërinjve dhe të çarat në këmbë.Zakonisht kjo ndodh tek personat që ecin shumë, që rrinë gjatë në këmbë apo që mbajnë çizme ose këpucë për një pjesë të madhe të ditës.Myku mund të transmetohet një njëri pjestar i familjes tek tjetri, pasi ndodh shpesh që të vishen pandoflat e njër-tjetrit. Prandaj këshillohet që vetëm këpucët nuk duhen blerë të përdorura, sepse nuk mund të dezinfektohen.Këshillohet që medikamentet kundër alergjisë të përdoren pasi këmbët të lahen, të thahen me peshqir të pastër dhe të lyhen më solucion, betadinë ose kastelanin dhe më pas të përdoret pomada kundër mykut.Këpucët këshillohen të jenë të hapura ose më vrima por edhe përdorimi i çorapeve të pambukut është shumë i rëndësishëm, pasi ato sintetike nuk lënë lëkurën të ajroset.