Uji i detit dhe klori i pishinave dëmtojnë flokët tuaj
Dielli, deti dhe klori dëmtojnë flokët, që mund t’ju dhurojë një pamje më të vjetër sesa në të vërtetë jeni. Por, nëse u përmbaheni disa këshillave të thjeshta për kujdesin dhe mbrojtjen e flokëve, gjatë gjithë verës do të shkëlqeni dhe do të keni pamje të ripërtërirë.Flokët e ngjyrosur janë më të ndjeshëm nga rrezet e diellit, sepse deri në një masë të caktuar ato janë të thara. Shiu, era, uji i detit dhe uji me klor, të gjitha këto i dëmtojnë flokët tuaj. Në strukturën e qimeve ndikojnë keq edhe maskat e ndryshëm që përdoren për ndryshimin e ngjyrës apo formës së flokëve, por më të dëmshmet për flokët janë rrezet negative të diellit.Prandaj,për këtë arsye, gjatë stinës së verës ju nevojiten preparate që përmbajnë faktorë mbrojtës, sepse nën ndikimin e rrezeve UV bëhen më të thatë, më të dobët, humbin ngjyrën, shkëlqimin dhe fortësinë dhe në këtë mënyrë vështirë ta fusni krehësin në to. Rrezet e diellit nxitin edhe sekretimin e lartw të sebumit, e në këtë mënyrë rrënjët e flokëve përmbajnë më shumë yndyrë.Duhet të përdorni shampo për flokë të yndyrshëm, ndërsa balsamin vëreni vetëm në majën e flokëve, e kurrë në rrënjën e saj. Flokët pastrojeni me ujë të ftohtë e kurrsesi me të ngrohtë, ndërsa derisa e thani mos lejoni që nxehtësia të depërtojë në rrënjë.Mbrojini flokët nga kripa dhe kloriUji i detit i thanë flokët, prandaj do të ishte me rëndësi që pas daljes nga uji i detit gjithsesi t’i pastroni ato. Do të ishte shumë më e thjeshtë dhe më e sigurt nëse në kokë mbani një kapele noti e që flokët tuaj, përveç se do ta mbrohen nga kripa, do ta mbrohen edhe nga rrezet e dëmshme të diellit, kripa dhe klori.Sidomos flokët e verdhë dhe të ngjyrosur humbin shkëlqimin nga klori në ujin e pishinave. Me këtë rast përdorni një fshehtësi të thjeshtë. Në flokë vendosni keçap, mbajeni 15 deri 20 minuta, shpërlajini me ujë të vakët e më pas pastrojini me shampo.