Nis puna për sistemimin e shëtitores Berat, do të pastrohet dhe shtrati i lumit Osum
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2014, 12:11
Berat- Shëtitorja pranë Osumit është konsideruar si një nga pjesët më të bukura të qytetit të Beratit falw gjelbërimit dhe vendodhjes afër lumit.Por, vitet e fundit lulishtja e qendrës së qytetit kishte humbur rëndësinë për qytetarët sidomos gjatë ditës për shkak të fluksit të mjeteve në krah të rrugës, por dhe pamjes aspak tërheqëse që ofron bregu i lumit.Kreu i bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, bën me dije se po nis puna për sistemimin e shëtitores së lumit Osum.Punimet për rehabilitimin e shëtitores pranë lumit Osum, pasojnë investimin tjetër të rëndësishëm, atë për sistemin e zonës pedonale në qytetin e Beratit.