FOTOLAJM/ Rama pret Nuland, spikat letra e murit e dekoruar me artin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2014, 16:40
Tiranë - Kryeministri Rama ka pritur dje, Ndihmës Sekretaren e SHBA, Victoria Nuland, në një kënd modern të zyrës së tij, ku pas shpinë së zyrtares së SHBA-së dhe Ambasadorit Arvizu, spikat letra e murit me figurëza ngjyra - ngjyra, pak a shumë si ato që kemi parë që Rama vetë pikturon mbi shkresa.Po ashtu, në këtë mur "lodërtar" n dodhet i varur edhe portreti i Ismail Qemalit.Besojmë se është hera e parë që njeriu që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, e gjen veten të rrethuar kësisoj dhe po ashtu, edhe zyrtarët nga SHBA-së, që janë mikpritur posaçësisht nga Kryeministri shqiptar në një mjedis kaq të freskët.armanda shtembari/Oranews.tv(Në foto: Vizatime të Kryeministrit)