Shqiptarët në luftën e Sirisë, dalin emrat e 6 të plagosurve këto 3 vjet

Tiranë - Përvec 9 besimtarëve myslimanë shqiptarë të vrarë në konfliktin sirian, zbardhen dhe identitetet e 6 luftëtarëve shqiptarë të plagosur.Sipas një liste të publikuar dhe të përditësuar më maj të këtij viti për Drejtorinë e Antiterrorit në Ministrinë e Brendshme, sqarohet se edhe një shqiptar tjetër rezulton i humbur.Mësohet se asnjë nga të vrarët në Siri nuk është sjellë në Shqipëri, ndërsa nga të plagosurit, dy prej tyre janë në kryeqytet për t'u mjekuar, kurse një tjetër është shtruar në Larisa të Greqisë, ku mjekohet për plagët e marra. Ndërsa, tre të plagosurit e tjerë janë rikthyer përsëri në zonat e konfliktit sirian, për të luftuar.Për mbledhjen e këtyre të dhënave ka dhënë ndihmë dhe Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili ka mbledhur të dhëna nga agjentët e tij në terren.Kështu, i plagosuri që ndodhet në Greqi është Ervin Duka, i cili ,me ndihmën e të vëllait, është tranferuar në Greqi për trajtim më të mirë mjekësor.Duka është larguar në shkurt të 2013-ës nga Shqipëria dhe gjatë lufimeve atje është goditur me plumb në nofull dhe trup .Të plagosur e tjerë në luftën siriane janë Bajram Sulaj, Mariglen Dervishllari, Arbër Zani, Gramoz Çengeli dhe Eduart Dursi, që janë jashtë rrezikut për jetën.Policia njofton se i plagosuri Mariglen Dervishllari ka udhëtuar nga Shqipëria në janar të 2013-ës sëbashku me dy shqiptarët e vrarë në Siri, Bledian Hamzën dhe Hamit Muslijan.Pas plagosjes, mësohet se Dervishllari ka ardhur në Tiranë për t'u mjekuar dhe më pas është kthyer sërish në Siri, ku vazhdon të jetë aktiv në luftime.Edhe i plagosuri Arbër Zani është njoftuar se me datë 18 shkurt 2014 është plagosur sëbashku me 3 persona të tjerë, gjatë një udhëtimi me makinë, ku kanë shkelur në një minë të vendosur në rrugë.Ndërsa, të plagosurit Gramoz Çengeli dhe Eduard Dursi, pas plagosjes, janë kthyer në Shqipëri për mjekim dhe ku vazhdojnë të qëndrojnë, pasi policia ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar që këta persona të rikthehen drejt zonave të luftimeve.Oranews.tv