Femra më seksi për 2013
Edhe pse janë pak ditë që kemi hyrë në vitin 2013, këngëtarja e bukur Katy Perry është shpallur si femra më seksi për vitin 2013. Ylli i hitit “I Kissed A Girl”, ka arritur të mundë një konkurrencë mjaftë të fortë, duke përfshirë edhe aktoren Mila Kunis, për t'u pozicionuar në pozitën e parë të toplistës së 100 femrave më seksi për vitin 2013, e përpiluar sipas revistës së njohur amerikane “America's Men Health”.Botuesit e kësaj reviste e kanë potencuar suksesin e karrierës së Perry-it dhe mënyrën e saj se si e ka përballuar divorcin me ish bashkëshortin Russell Brand, si faktorët kyç në vendimin e tyre për t'ia ndarë asaj këtë titull prestigjioz. "Ajo e ka marrë ndarjen e saj të dhimbshme dhe e ka shndërruar në material të jashtëzakonshëm në albumin më të suksesshëm të vitit 'Teenage Dream... Hell', pastaj përkrahësit e saj në Twitter janë katër herë më shumë se sa popullata e Nju Jorkut .Po ashtu, ajo vazhdon të bëj kujdes të madh për veten e saj, sidomos trupin dhe këto janë arsyet pse ajo është e përzgjedhura jonë si femra më seksi për vitin 2013", thuhet në sqarimin e kësaj reviste. Bukuroshja e filmit "Black Swan", Mila Kunis, është renditur e dyta në këtë listë, derisa flokëkuqja me trup të bujshëm e cila është ylli i serisë 'Mad Men', Christina Hendricks, është renditur në vendin e tretë.Aktorja e re, e cila ka fituar famën botërore me rolin e saj në filmin 'The Hunger Games', Jennifer Lawrence, ka përfunduar në vendin e katërt, derisa fituesja e nga viti i kaluar i këtij titulli Jennifer Aniston, është përzgjedhur si femra e pestë më seksi për vitin 2013. Në top-dhjetëshe janë edhe Scarlett Johansson, Angelina Jolie, Beyonce, Jennifer Lopez dhe Catherine.