Korçë, bashkia nis rikonstruksionin e rrjetit të kanalizimeve me vlerë 1 mln euro

Korçë-Pas vitesh të tëra problematikash me sistemin e ujrave të zeza në një nga lagjet më të mëdha të Korçës,  ka nisur zbatimi i projektit nga ana e bashkise per sistemimin e rrjetit të kanalizimeve.Lagja nr. 4 ka qenë ndër lagjet ku banorët përballeshin çdo vit me përmbytje të rrugëve për shkak të mungesës së kanalizimeve.Sipas kryetarit te bashkisë, Sotiraq Filo, projekti financohet nga fondet IPA dhe KFV me një vlerë totale prej 1 milion euro dhe përveç kanalizimeve ka si synim edhe asfaltimin e rrugeve dhe sistemimin e ndricimit.“Jemi në rrugën e duhur për t’i përmbyllur brenda afatit. Punimet parashikohen të mbyllen në muajin nëntor. Në të gjithë lagjen katër do të investohen rreth 1 milion euro për rikonstruksionin e rrjtetit të kanalizimeve. Ndërkohë që do të fillojë puna edhe për rikonstruksionin e rrjtet rrugor”, u shpreh Filo.Përveç lagjes katër një projekt i tillë për sistemimin e ujrave të zeza po zbatohet edhe në lagjen 10 dhe 11 ku pritet që ky projkt të përfundojë brenda nëntorit të këtij viti edhe pse kanë nisur tre muaj me vonesë.