Lushnje, karkaleci dëmton të mbjellat, Ministria e Bujqësisë nis dezinfektimin

Lushnje-Kolonitë e karkalecave përbëjnë një problem të madh për të mbjellat në Lushnje. Për këtë Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë një aksion për dezinfektimin e tokave bujqësore kur rreth 2 mijë hektarë të kultivuar me kultura të ndryshme janë të infektuara rëndë nga karkalecat.Aksioni është ndjekur nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i cili, garantoi fermerët se ministria do të vijojë dizinfektimin deri në zhdukjen e insektit dëmtues.“Kërkohët mobilizimi i gjithë strukturave të Ministrisë së Bujqësisë duke filluar që nga drejtoria e bujqësisë së qarkut, bordi i kullimit, që do të jenë në funksion absolute të këtij qëllimi, zhfarrosjen e karkalecit në këtë sipërfaqe e cila i kapërcen 2 mijë hektarë.Do fillohet duke goditur në vatër, do ecim me një ritëm edhe më shumë se 100 ha në ditë për të mbyllur dezifektimin e kësaj sipërfaqe e cilla është e mbjellë me kultura dhe që po dëmtohet dita ditës”, tha Panariti.Ministri Panarit tha se programi i qeverisë do të ndihmojë fermerët për shitjen e prodhimeve.“Pjësë e pakëtës për bujqësinë do të jetë rishikimi me tendencë rritje e cmimit të referencës në atë masë që ata subvencionohen në vend të origjinës, sepse ne nuk mund të lejojmë që prodhimet e vendit të konkurohen në mënyrë të pandershme nga prodhimet e importit. Kjo do të jetë një masë shtesë që do ti vijë në ndihmë prodhuesve por edhe konsumatorëve vendas”, u shpreh Panariti.Ndërkohë drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Lushnje Agim Rasa tha se aksionin e përfshin dezifenktimi i vatrave kryesore të infektuara të cilat tashmë janë evidentuar.