PD: Edi Rama hesht për futjen e krimit në parlament
Partia Demokratike vazhdon denoncimin se në Parlament ka persona të cilët janë të lidhur me krimin. Nëpërmjet një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e kësaj partie Laura Vorpsi tha se Rama hesht me futjen e krimit në parlament, Rama kërkon emra dhe provokon opozitën me porozitës e Xhaçkës.“Kur Partia Demokratike në mënyrë të përsëritur denoncon me fakte dhe me prova lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe depërtimim e krimit në Parlament, Edi Rama kërkon emra. Kërkon emra dhe provokon opozitën me porositë e zonjës Xhaçka.Kërkon emra dhe organizon goditjen dhe kërcënimin me jetë të deputetëve të opozitës me strukturat e dhunës që ka ngritur në Kuvend”, tha Vorpsi.Sipas PD tashmë është transparente dosja kriminale e një deputetit që është dënuar për trafik prostitucioni.“Nga dje, Edi Rama e ka një emër. Ka transparencën e plotë të një dosje kriminale. Deputeti i Edi Ramës ka emër, dhe është dënuar hiç më pak se sa për trafik prostitucioni në rrethana rënduese dhe heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit. Edi Rama e njeh mirë këtë emër, është ai që urdhëroi mënjanimin e dy kandidateve gra për t’i hapur rrugën futjes së Arben Ndokës në parlament”, u shpreh zëdhënësja e PD.