Hoteli më i vjetër në botë është 1300 vjeçar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 12:39
Hoshi Ryokan në Japoni, i përmbush kushtet për hotelin më të vjetër në botë.Ai është krijuar që prej 1300 vjetësh, nëpër të cilin kanë kaluar 46 gjenerata të pronësisë familjare.Hoteli ka restorant, dhoma për mysafirë, kopsht, teatër, korridor, sallë për festivale dhe disa njësi të tjera, funksionet e të cilëve janë të njohura vetëm për japonezët.Shumë nga dhomat kanë ruajtur modelin tradicional japonez, ndërsa të tjerat janë rinovuar në ambiente më moderne.