Gratë e dhunuara në Lezhë, hapet qendra komunitare për vajzat në Gjadër

Lezhë- Vajzat e dhunuara, ato me vështirësi ekonomike apo në rrezik trafikimi tashmë kanë një qendër komunitare që i mirëpret.  Ajo ndodhet në Gjadër të Lezhës dhe do të administrohet nga motrat Venerini dhe shërbimi Social Shtetëror. Krahas trajtimit, këtyre vajzave do tu mundësohet edhe shkollimi e përgatitja për të vazhduar sërish jetën e tyre.Për drejtoreshën e shërbimit Social Shtetëror në Lezhë, Ardiana Jaku, ky target grup nuk është trajtuar asnjëherë në veçanti megjithëse përballen me probleme dhe fenomene sociale. Sipas Jakut ndërhyrje të tilla janë tepër të nevojshme në zonat rurale."Shtëpia familje Rozalba do të vij në ndihmë të gjithë vajzave që vijnë nga familje në nevoja scial ekonomike. Kjo shtëpi është konceptuar si një familje ku vajzat 14-18 vjeç të cilat do të seleksionohen me ndihmën e Drejtorisë Rajonale te  shërbimit social Shtetëror, do të jenë frekuentuese të kësaj qendre, vizioni është të shtrihen edhe me tej", tha ajo.Në qendrën komunitare të ngritur në Gjadër të Lezhës do të mund të akomodohen në maksimumin e kapacitetit vetem 30 vajza, një shifer kjo mjaft e ulët për shkak se ajo është e vetmja në veri të vendit.