Pejë, arrestohen 2 shqiptarë - vrasës të paguar me 40 mijë euro për të vrarë një kosovar

Pejë – Policia e Kosovës ka parandaluar një vrasje duke arrestuar dy shqiptarë si vrasës të paguar prej një kosovari për të ekzekutuar një person në Kosovë, emri i të cilit nuk është bërë publik. Madje, shqiptarët ishin parapaguar me 40 mijë euro për të kryer vrasjen.Kësisoj, sipas Policisë së Kosovës, u arrestuan:• B. G i lindur me 1975 mashkull shtetas Kosovar• S. D i lindur me 1970 mashkull shtetas i Shqipërisë• N . M i lindur me 1965 mashkull shtetas i Shqipërisë.Më datë 16 korrik, Policia u informua se se disa persona të panjohur nga Shqipëria ishin paguar me 40 000 euro nga një kosovar i panjohur me qëllimin që të kryenin një vrasje në Kosovë dhe për këtë kishin nisur përgatitjen.Policia e Kosovës, me të marrë informacionin, në konsultim me prokurorët dhe gjyqtarët kompetentë filloi hetimet intensive për të identifikuar vrasësit dhe parandaluar ekzekutimin.Falë hetimeve shumë efikase të bazuar në veprimet operativo-hetimore dhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit u arrit që për një kohe të shumë të shkurt të identifikohen tre të dyshuarit dhe të arrestohen nga policia e Kosovës mbrëmjen e djeshme.Në momentin e arrestimit, tek i dyshuari i parë është gjetur armë zjarri pistoletë e tipit TT dhe një karikator me 8 fishekë. Ndaj të dyshuarve janë lëshuar vendime mbi ndalimin prej 48 orësh për të vazhduar me procedurat tjera hetimore.ar.sh/Oranews.tv12