Zyrtarja e DASH përfundon vizitën në Tiranë, SHBA mbështet Shqipërinë për integrimin në BE

Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland ka përfunduar vizitën disa orëshe në Tiranë ku është pritur në takime nga krerët e shtetit. Zyrtarja e lartë e DASH shprehu mbështetjen e SHBA për Integrimin e Shqipërisë drejt BE, ndërsa temë e gjithë takimeve ka qënë edhe bashkëpunimi më i fortë në rrafshin ekonomik.Axhenda e vizitës së zyrtares së lartë të DASH është mbyllyr me kryeminsitrin Rama, një takim që ka zgjatur disa orë, pasi u shoqërua edhe me një darke pune e te dy delegacioneve.Kryeministri Rama e njohu zyrtaren e larte te Departamentit te Shtetit me vizionin e qeverise shqiptare për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar si edhe nevojën që sistemi i drejtësise ka për tu reformuar, ide të cilat sipas zyrës së shtypit të kryemisnitrit u mbështeten plotesisht nga Nuland.Gjatë takimit u nënvizua nevoja për një dimension të ri i bashkepunimit ekonomik i dy vendeve që do të mundësonte intensifikimin e marrëdhenieve ekonomike dhe nxitjen e sipërmarrësve amerikanë për të investuar në Shqipëri. Nuland vleresoi projektin strategjik te gazësjellesit TAP dhe rolin e Shqiperisë në sigurinë energjitike në Europë. po ashtu gjatë takimit Nuland vleresoi rolin e Shqiperise si anetare e NATO-s dhe kontributin qe vendi yne ka dhene qofte ne zhvillimet e fundit nderkombetare ne Ukraine, qofte ne avancimin e demokracise dhe promovimin e paqes dhe stabilitetit ne Ballkan.Axhenda e zyrtares së DASH në Tiranë nisi pasdite me kreun e shtetit Bujar Nishani, ku u shkëmbyen mendime për Rishikimin e Strategjisë së Mbrojtjes, ecurinë e reformave të Forcave të Armatosura, në përputhje me standardet e NATO-s si edhe partneritetin e bashkëpunimin amerikan.Presidenti Nishani u shpreh në takim se pa një drejtësi funksionale nuk ka garanci për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe se gjyqësori duhet të ruhet nga influencat politike dhe të grupeve të interesit.Më pas Nuland është takuar me kreun e Kuvendit Ilir Meta, me të cilin u bisedua për ecurinë e reformave në vend dhe mbi zhvillimet në rajon. Kryetari i Kuvendit Meta shprehu bindjen se qytetarët shqiptarë presin që politikëbërja e Shqipërisë dhe e rajonit të afrohet me standartet europiane, dhe në këtë kuadër mirëpritet dhe inkurajohet kontributi pozitiv i opozitës dhe bashkëpunimi i të gjitha palëve politike, grupeve të interesit dhe shoqërisë civile.Rreth orës 17:30 Nuland ka mbërritur pranë bashkisë së Tiranës ku është takuar me liderin e Opozitës, Lulzim Basha.Kreu i PD njohu Nuland me shqetësimet e opozitës për zhvillimet në vend, si kapjen e institucioneve të pavarura, moszbatimin e vendimit të gjykatave nga qeveria, pushimet masive në administratë në kundërshtim me Ligjin për Nëpunësin Civil, futjen e elementëve kriminalë në strukturat shtetërore dhe bllokimin politik të pushtetit vendor në kundërshtim me interesat e qytetarëve.Duke theksuar nevojën për konsolidimin e sistemit të drejtësisë, Basha tha se kjo mund të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit më të gjërë të mundshëm mes forcave politike, drejtësisë dhe institucioneve ndërkombëtare.Takimi në bashkinë e Tiranës zgjati 45 minuta më shumë se sa ishte parashikuar në axhendë, pasi mësohet se veç takimit mes delegacioneve ka pasur dhe një takim kokë më kokë Basha-Nuland.